Manchester City ka dy herë më shumë gjasa për të fituar Ligën Premier këtë sezon, sipas një superkompjuteri që ka analizuar shanset e çdo skuadre për të fituar trofeun e kampionatit elitar anglez.
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi titullin e ligës sezonin e kaluar, duke mposhtur rivalët e Manchester Unitedit me 12 pikë epërsi, dhe ata janë favoritët e shumicës së njerëzve për të fituar përsëri trofeun.
Që nga vera e kaluar, ata kanë humbur vetëm Sergio Agueron nga ekipi i tyre i parë, dhe shtuan nënshkrimin e Jack Grealish, i cili iu kushtoi 100 milionë funte.
Me opsionet e sulmit të Guardiolas tani nuk është çudi që shumica e njerëzve mendojnë se do të fitojnë ligën, madje edhe statistikat mendojnë se ata do të përfundojnë në krye të kampionatit në muajin maj të vitit 2022.
Analistët e të dhënave të FiveThirtyEight parashikojnë të gjitha llojet e gjërave nga politika në sport, dhe parashikimi i tyre i fundit për sezonin vlerëson se kampionët aktual kanë 40 për qind shanse për të mbrojtur titullin, që është gati dy herë më shumë shanse sesa Liverpooli që renditet i dyti.
Jurgen Klopp ka shtuar vetëm mbrojtësin Ibrahima Konate në ekipin që arriti të përfundojë i treti në ditën e fundit të sezonit të kaluar, por statistikat vlerësojnë se Reds janë skuadra e dytë më e mundshme për të fituar titullin.
Kampionët evropianë Chelsea janë të tretët në listë, por kjo sigurisht që mund të ndryshojë tani pasi që është zyrtarizuar nënshkrimi i Romelu Lukakut.
Në katërshen e parë, sipas statistikave, do të jetë edhe Manchester Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer, i cili aktualisht ka një shans prej 10 për qind për të fituar ligën.
Pozicioni i Arsenalit në vendin e pestë ndoshta do të befasojë shumicën e vëzhguesve, edhe me nënshkrimin e tyre me Ben White, dhe Leicester City do të favorizohej të përfundonte përsëri mbi ta.
Pozicioni i Brighton në top 10 është një nga pjesët më befasuese të parashikimeve dhe, ndërsa Watford pritet të jetë në fund të tabelës, me skuadrën e Norwich City jo shumë prapa tyre, me të dyja ekipet e sapo promovuara që duhet të rikthehen përsëri në Championship.
Kush mendoni se do ta fitojë titullin dhe do të bie nga kategoria këtë sezon? Na tregoni mendimet tuaja në komente. /Telegrafi/