Site icon Telegrafi

Superkompjuteri hedh parashikimin e ri për fundin e sezonit në Ligën Premier

Një superkompjuter ka parashikuar fatin e klubeve të Ligës Premier në fund të sezonit 2022/23, me theks të veçantë situatën e Chelseat pas shpenzimeve të shumta të Bluve në afatin kalimtar të janarit.

Bashkëpronari dhe kryetari i Chelseat, Todd Boehly, siguroi fonde nga arka e klubit për përforcuar skuadrën e menaxherit Graham Potter.

Blutë janë në vendin e 10-të në tabelën e ligës pas 20 ndeshjesh – me pikë të barabarta me Liverpoolin e vendit të nëntë dhe janë 10 pikë larg vendit tԯ katërt në Ligën Premier.

Chelsea mori Joao Felix në huazim nga Atletico Madrid, si dhe nënshkroi ,e David Datro Fofana nga Molde dhe Andrey Santos nga Vasco da Gama.

Lexo po ashtu Todd Boehly: Një gjeni në realizimin e transferimeve – apo një biznesmen i pamatur?

Skuadra londineze gjithashtu shtoi nënshkrimet e Malo Gusto nga Lyon, Noni Madueke nga PSV Eindhoven dhe Benoit Badiashile nga Monaco.

Lëvizjet me para të mëdha të Chelseat përfshinin blerjen e ish-objektivit të Arsenalit, Mykhailo Mudryk, i cili u nënshkrua nga Shakhtar Donetsk në një marrëveshje me vlerë deri në 100 milionë euro.

Blutë i mbyllën shpenzimet e mëdha të janarit duke thyer tarifën rekord të transferimeve për të nënshkruar me Enzo Fernandez nga Benfica për një shifër rreth 120 milionë euro.

Sipas faqes së specializuar të transferimeve Transfermarkt, Chelsea shpenzoi 289 milionë funte apo 325 milionë euro para mbylljes së afatit kalimtar më 31 janar.

Megjithatë, superkompjuteri i BonusCodeBets beson se Chelsea do të dështojë të jetë në top katërshen e Ligës Premier, pavarësisht nga shpenzimet e tyre të mëdha.

Superkompjuteri parashikon se ekipi i Potter do të përfundojnë vetëm në vendin e shtatë në tabelën e ligës – tri vende mbi pozicionin e tyre aktual – pas rivalëve londinez të Tottenham Hotspur.

“Superkompjuteri ynë që parashikonte më parë që Arsenali do të fillonte të shembet dhe të përfundonte poshtë Manchester Cityt ka ndryshuar dhe duket se Topçinjtë do të qëndrojnë në krye”, ka thënë një zëdhënës i BonusCodeBets.

“Manchester United është vendosur të përfundojë i treti dhe mund të vijë me një tronditje që Newcastle parashikohet të përfundojë në vendin e katërt, përpara Liverpoolit në vendin e pestë dhe Tottenhamit në të gjashtin”.

“Southampton, Everton dhe Bournemouth janë të vendosur të përfundojnë në fund të tabelës dhe Bournemouth mund të kthehet në Championship pas një periudhe të shkurtër në Ligën Premier”.

“Arsenali është në krye të Ligës Premier për momentin, pesë pikë më shumë se Manchester City, kështu që do të jetë interesante të shihet nëse gjërat do të mbeten të njëjta”, përfundoi zëdhënësi i BonusCodeBets.

Tabela e plotë e Ligës Premier në fund të sezonit, sipas superkompjuterit:

20.Bournemouth (Championship)

19.Everton (Championship)

18.Southampton (Championship)

17.Nottingham Forest

16.Wolverhampton Wanderers

15.Leeds United

14.Leicester City

13.West Ham United

12.Crystal Palace

11.Aston Villa

10.Brentford

9.Fulham

8.Brighton

7.Chelsea

6.Tottenham Hotspur

5.Liverpool (kualifikim në Ligën e Evropës)

4.Newcastle United (kualifikim në Ligën e Kampionëve)

3.Manchester United (kualifikim në Ligën e Kampionëve)

2.Manchester City (kualifikim në Ligën e Kampionëve)

1.Arsenali (kampionë i Ligës Premier)

/Telegrafi/

Exit mobile version