Telegrafi

Super kompjuteri parashikon tabelën e Ligës Premier: Kampioni, top katërshja dhe kush bije nga liga

Manchester City mbetet favorit i qartë për të fituar titullin e Ligës Premier për edicionin 2022-23, sipas një super kompjuteri.

Kjo pavarësisht humbjes së tyre 1-0 ndaj Liverpoolit në Anfield, e cila la liderët e ligës Arsenal me katër pikë avantazh.

Qytetarëve parashikohen në gjasat 1/4 për të fituar titullin e Ligës Premier, që do të ishte i treti me radhë për ta.

Pas tyre, vjen Arsenali që parashikohet në gjasat 6/1, për të vazhduar më pas me Liverpoolin me 20/1.

Më pas vije Chelsea që kalon në parashikimin e top katërshes me shanset 8/13, e pas tyre është Tottenham Hotspuri me 4/6, Manchester United me 1/3 (për top gjashtë), për të vazhduar me skuadrat tjera, deri tek lufta për mbijetesë. /Telegrafi/