Site icon Telegrafi

Super kompjuteri i FiveThirtyEight zbehë shanset e Arsenalit për ta fituar titullin e Ligës Premier

Shanset e Arsenalit për të fituar Ligën Premier janë hedhur poshtë kryesisht nga një super kompjuter, pavarësisht fillimit të tyre të mirë të sezonit.

Gjasat e Gunners për të fituar titullin janë vetëm 14 për qind sipas super kompjuterit të FiveThirtyEight.

Por, kjo përqindje është e zbehtë shkaku i Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës ka 71 për qind shanse për t’i bërë tre tituj radhazi.

Megjithatë, jo gjithçka është e humbur për Arsenalin, pasi ata vijnë me një shans masiv prej 75 për qind për të siguruar një vend në top katërshe – që me siguri do të vijë si një lehtësim pasi e humbën për pak sezonin e kaluar.

Ata aktualisht kanë një kufi me shtatë pikë në vendin e pestë pas barazimit 1-1 me Southamptonit në ndeshjen e tyre të parafundit në ligë.

Liverpooli renditet me shansin e tretë më të mirë për të fituar ligën, pavarësisht fillimit të ngadaltë të sezonit.

Skuadra e Jurgen Kloppit është 15 pikë larg ritmit të liderit të ligës Arsenalit, por ruan një shans pesë për qind për të fituar titullin.

Chelsea është i radhës, me një shans katër për qind që skuadra e Graham Potter të fitojë ligën në sezonin e tij të parë.

Manchester United i Erik ten Hag renditet i pesti për sa i përket gjasave për të qenë kampion, me një diferencë prej tetë pikësh mes tyre dhe Arsenalit, pavarësisht se është skuadra e vetme në Angli që i ka mundur deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version