Telegrafi

Super kompjuteri bën një parashikim tronditës për fundin e këtij sezoni të Ligës Premier

Një super kompjuter ka parashikuar fundin e sezonit në Ligën Premier dhe është po aq dramatike sa edhe situata aktuale.

Sipas parashikimit më të fundit, Arsenali pritet të mposhtë Manchester Cityn në garën për titullin e ligës angleze, me diferencë më të vogël pikësh, pavarësisht barazimit me West Hamin në fundjavën që shkoi.

Një javë më parë, Topçinjtë kishin qenë 2-0 në avantazh dhe ishin duke dominuar Liverpoolin, por rekordi i tyre në Anfield nënkuptonte që një barazim do të ishte gjithmonë një rezultat i mirë, kështu që rikthimi i Reds nuk ishte shumë dërrmues.

Lexo po ashtu Ndeshjet e Arsenalit dhe Man Cityt: Parashikimi i përballjeve të mbetura për të përcaktuar fituesin e Ligës Premier

Mund të kishte qenë edhe më keq, me Aaron Ramsdale që bëri disa pritje heroike.

Megjithatë, nuk do të ishte e pranueshme t’i lëshoheshin pikë ndaj West Hamit, edhe para ndeshjes, duke marrë parasysh sezonin e dobët të Hammers deri më sot.

Me skuadrën e David Moyes që duhet të zhvillojë po ashtu edhe një ndeshje në Ligën e Konferencës të enjten, gjithçka tregoi për tri pikë të lehta për liderët e ligës.

Kur ata morën epërsinë me dy gola brenda 10 minutave, dukej se mund të përfundonte ndeshjen para kohe, por pas 90 minutash, ata morën vetëm një barazim 2-2 – ngjashëm me atë ndaj The Reds.

Katër pikët e humbura brenda një jave e lënë skuadrën e Mikel Artetës vetëm katër më shumë se City, i cili ka një ndeshje më pak dhe të dy skuadrat do të takohen më vonë këtë muaj në stadiumin Etihad.

Shumica e njerëzve tani i shohin si favoritë lojtarët e Pep Guardiolës për të fituar ligën, por sipas LegalSportsbooks nuk është kështu.

Lexo po ashtu Pak javë pasi u pensionua nga futbolli - Mesut Ozil paraqitet si kandidat befasues për deputet në parlamentin e Turqisë

Kompjuteri i bazoi rezultatet në formulimin e mesatares së fitoreve, barazimeve, humbjeve, pikëve të fituara, golave ​​të shënuar dhe golave ​​të pësuar për çdo ndeshje të çdo skuadre këtë sezon deri më tani.

Më poshtë keni tabelën e Ligës Premier, me Arsenalin si kampion. /Telegrafi/