Telegrafi

Me super golin e shënuar në debutim, Lionel Messi ka thyer një rekord

Lionel Messi bëri debutimin e tij për Inter Miamin, duke hyrë në lojë në minutën e 54-të kundër Cruz Azul.

Inter Miami fitoi 2-1, dhe Messi ishte heroi në fundin dramatik. Argjentinasi vendosi ndeshjen në kohën shtesë të pjesës së dytë me një goditje të shkëlqyer.

Ai shënoi në mënyrë fantastike nga gjuajtja e lirë për 2-1.

Me atë gol, Messi theu shifrën e 700 golave ​, duke mos llogaritur penalltitë. Kjo është një arritje që asnjë lojtar tjetër në histori nuk e ka bërë.

Argjentinasi i madh e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Barcelonë, për te PSG luajti dy sezone dhe tani në fund të karrierës vendosi të shkojë në Amerikë. /Telegrafi/