Telegrafi

Super derbin e Anglisë, e fiton Liverpooli (Video)

Skuadra e Liverpoolit ka fituar derbin e Ligës Premier ndaj Arsenalit me rezultat 4:3.

Djelmoshat e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, kanë arritur të shënojnë katër gola si mysafirë, për të fituar në fund ndaj Arsenalit me rezultat 4:3.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, të cilët shënuan me anë të Theo Walcott, i cili shënoi në minutën e 31-të.

Kur luhej minuta e fundit e pjesës së parë, ishte mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, i cili me një super gol nga gjuajtja e lirë shënoi për të barazuar rezultatin.

Pjesa e dytë filloi furishëm për mysafirët, të cilët shënuan dy gola të shpejt, në minutën e 49-të me Adam Lallanan dhe në minutën e 56-të me Coutinhon, i cili shënoi golin e dytë personal.

Liverpooli thelloi edhe më shumë epërsinë me Sadio Manen, i cili shënoi në minutën e 63-të për 4:1.

Në vazhdim të ndeshjes Arsenali shënuan edhe dy herë, me Ox Chambarlain në minutën e 64-të dhe Calum Chambers në minutën e 75-të, por pa arritur të marrin një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Ligës Premier.

Kështu, në fund fitores ju gëzuan djelmoshat e trajnerit gjerman, Jurgen Klopp. /Telegrafi/