Kompania Suning nuk ka ndërmend të ndalet së investuari tek Interi.
Sipas asaj që publikohet në mediat italiane, kompania kineze që ka marrë pronësinë e klubit zikaltër ka vendosur të akordojë një fond prej 150 milionë eurosh për afatin e verës.
E gjithë kjo që të ofrojë futbollistë shumë cilësorë për të rritur akoma më shumë nivelin e skuadrës.
Prioriteti i Interit është përforcimi i mbrojtjes dhe emri që po përmendet më shumë është ai i Stefen De Vrij nga Lazio që mund të merret për më pak se 40 milionë Euro, shifër që pretendohet nga PSG, Roma, Napoli e Benfica për Marquinhos, Manolas, Koulibaly dhe Felipen.
Përsa i përket mesfushës, drejtuesit e klubit milanez vlerësojnë në maksimum Muriel e Schick dhe tashmë i duhet të bëjnë llogaritë me Sampdorian sidomos për sulmuesin.
Por jo vetëm kaq, Inter po monitoron me vëmendje situatën e Alexis Sanchez që kërkohet edhe nga Juventusi, ndërkohë që Griezmann është ëndrra e madhe e zikaltërve, me francezin që ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për zgjidhjen e kontratës me Atletico Madrid.
Drejtuesit e Interit nuk kanë lënë jashtë vëmendjes së tyre as futbollistët italianë duke i hedhur sytë nga Bernardeschi e Berardi.