Site icon Telegrafi

The Sun: Si do të ishte formacioni i Kosovës po të kishte edhe Xhakën e Shaqirin kundër Anglisë

The Sun ka bërë një shkrim special për Kosovën para përballjes me Anglinë në ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.

Tabloidi britanik ka shkruar për anëtarësimin e Përfaqësueses tonë në vitin 2014 në UEFA dhe FIFA.

Vendi ynë doli nga një luftë shkatërrimtare 20 vite më parë, mirëpo futbolli tani është zhvilluar shumë dhe lojtarët që luajnë nëpër Evropë po inkuadrohen në skuadër.

Sun Sport ka krijuar një formacion me lojtarët që do të kishin luajtur për Kosovën , por të mos kishte ndodhur lufta dhe më shumë se 800 mijë persona mos të ishin larguar nga vendi në vitin 1999.

Kosova është ende pa humbje që 15 ndeshje, derisa disa lojtarë që janë në formacion qëndrojnë aty si portieri i Manchester Cityt, Arijanet Muriqi dhe ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica.

Vëllezërit Xhaka

Granit dhe Taulant Xhaka kanë lindur të dy në qytetin zviceran të Bazelit, por trashëgimia e tyre preket qartë nga konflikti ballkanik.

Familja e tyre u largua nga kryeqyteti kosovar Prishtina pasi babai Ragip u mbajt si i burgosur politik për protesta kundër qeverisë komuniste.

Lexo po ashtu Gola, rikthim, angazhim i jashtëzakonshëm, mbrojtje penalltie - të gjitha detajet nga ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës

Tjerë lojtarë që janë largua nga ky konflikt janë edhe lojtarët si, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi, Vedat Muriqi i Fenerbahces, Bersant Celina i Swanseas, Adnan Januzaj i Real Sociedadit.

Në këtë formacion do të ishin edhe lojtarët që tashmë janë pensionuar nga futbolli si, Shefki Kuqi dhe Lorik Cana që ka 92 paraqitje për Kombëtaren e Shqipërisë, mirëpo që ishte rritur në Zvicër. /Telegrafi/

Exit mobile version