Telegrafi

The Sun shkruan për Ritën dhe Duan: Ato shmangën njëra-tjetrën në MET Gala, mes tyre fshihet një “grindje sekrete”

Dua Lipa dhe Rita Ora në MET Gala (Foto: Getty Images/Guliver)

Ka tash e sa kohë që flitet se mes Dua Lipës dhe Rita Orës nuk ekzistojnë raporte të mira, ani pse indirekt ato kanë folur mirë për njëra-tjetrën.

Mirëpo në asnjë eveniment të përbashkët që rëndom iu bie të marrin pjesë, dy artistet nuk takohen me njëra-tjetrën.

The Sun shkruan se ato ishin dy nga mysafiret më magjepsëse në mbrëmjen e MET Gala, dhe dukeshin mahnitëse ndërsa defiluan të tapetin e kuq, në New York.

Rita Ora në MET Gala (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Por nën sipërfaqen e tyre mund të zbuloj se një grindje e fshehtë ka nxitur një pykë të ngushtë midis Duas dhe Ritës, të cilat të dyja shkuan në të njëjtën shkollë në Mbretërinë e Bashkuar pasi u zhvendosën nga Kosova e tyre amtare.

Një burim i brendshëm tha: “Është turp, pasi ato ishin shumë afër dhe Dua foli shumë mirë për sa kohë e admironte Ritën”.

Dua Lipa në MET Gala (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

“Dua madje tha se donte të ishte si Rita në të ardhmen. Por tani gjërat kanë shkuar në mënyrë dramatike dhe ajo po përpiqet të distancohet. Rita është e dëshpëruar për të shmangur konfrontimin dhe ka dalë nga rruga e saj për t’u siguruar që nuk do të takohen ballë për ballë”, shkruan më tej The Sun.

“Rita shkoi në MET Gala me mikun e saj dizajner Marc Jacobs dhe modelen Kate Moss, kështu kishte një natë të madhe përpara – ashtu si Dua, e cilia ishte atje me të dashurin e saj Isaac Carew”.

Dua Lipa dhe Isaac Carew në MET Gala (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Kur Dua debutoi fuqishëm në industrinë e muzikës në vitin 2016, ajo u krahasua me Ritë sepse ato ndoqën të njëjtën shkollë, “Sylvia Young Theatre School”, në Londër.

Por kur u pyetën rreth një miqësie në vitin 2017, Dua tha për një revistë suedeze: “Prindërit tanë e njohin njëri-tjetrin dhe unë njoh pak motrën e saj”. /Telegrafi/

Rita Ora në MET Gala (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)