Site icon Telegrafi

Sulmuesi i West Ham, Oladapo Afolayan luan dy ndeshje në më pak se 24 orë dhe shënon gol në debutim me ekipin e parë

Sulmuesi i klubit anglez West Ham United, Oladapo Afolayan ka dalë në titujt e gazetave pasi ka luajtur dy ndeshje në më pak se 24 orë.

Një gjë e çuditshme dhe e pazakontë ka ndodhur në futbollin anglez tek ekipi londinez, West Ham, ku akteri kryeros ishte Oladapo Afolayan.

23-vjeçari luajti për skuadrën U-23 të klubit anglez të premten në mbrëmje, por më pas u thirr në ekipin e parë për ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup me Doncaster Rovers.

Ai hyri në lojë në minutën e 70-të dhe tetë minuta më vonë, Afolayan shënoi gol në debutimin e tij për ekipin e parë në fitoren e ekipit të tij me rezultat 4-0.

Kulmi ishte kur edhe mediumi i njohur Sky Sports nuk u emëroi Afolayanin në mesin e shënuesve – ku në vend të kësaj thjesht iu referua si “i panjohur”.

Pas ndeshjes, sulmuesi ka folur dhe ka treguar historinë e tij për dy ndeshje brenda një dite.

“Luajta 60 minuta natën e kaluar dhe kur u largova më thanë se isha ftuar në skuadër për ndeshjen e sotme. Kisha të bëja vetëm për ta mbajtur veten gati dhe të përgatitur. Unë shkova në shtëpi, pushova mirë dhe u përgatita për ndeshjen sot”, ka thënë fillimisht Afolayan.

“Është me të vërtetë e veçantë. Unë kam luajtur në FA Cup më parë dhe kam pasur disa kujtime të mira – Kam luajtur jashtë në Ossett Town me Solihull Moors disa vjet më parë”.

“Të shënosh në stadiumin e Londrës në raundin e katërt të Kupës FA është një ëndërr e vërtetë”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/

Exit mobile version