Ferhan Hasani mund të largohet nga Shkëndija e Tetovës duke iu bashkuar Benficas.
Benfica, është afër transferimit të sulmuesit të Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani.
Portali maqedonas, Ekipa.mk raporton se Hasani do të transferohet te skuadra e njohur portugeze, Benfica gjatë janarit.
Benfica është e gatshme të paguajë 500 mijë euro për blerjen e Hasanit. Ky i fundit pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me klubin e madh portugez.
Ndryshe, klubi tetovar i Shkëndijës nuk i ka komentuar këto zëra rreth largimit të Hasanit. /Telegrafi/