Donis Avdijaj rikthehet pas një kohe të gjatë në fushat e blerta.
Sulmuesi 20-vjeçar, që para pak javësh i tha “PO” Përfaqësueses së Kosovës, ka debutuar sonte me ekipin e parë të Schalke 04, shkruan Gazeta Olle.
Avdijaj ishte rikthyer në verë tek Schalke, pas huazimit në Sturm Graz, por shkaku i lëndimit kishte mbetur jashtë fushave.
Donisi luajti sonte në fitoren 2:0 ndaj Nices, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ai hyri në fushë në minutën e 81-të, në vend të Nabil Bentaleb, teksa pritet të vesh fanellën e Kosovës në ndeshjen e marsit ndaj Islandës.