Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner, ka thënë se do ta pëlqente një kalim te Liverpooli.
Sulmuesi i ri gjerman pëlqehet nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Werner ka folur për Bild ku ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur në Ligën Premier.
“Kur luan në Anfield dhe i dëgjon fansat duke e kënduar ‘You’ll Never Walk Alone’ (Ti nuk je kurrë vetëm), pa dyshim që është diçka speciale”.
“Anglia është tjetër fushë, por unë jam ende i ri”.
“Ndjehem si në shtëpi tani te RB. Leipzig do të vazhdojë të rritet dhe nëse do të jem vazhdoj të jem pjesë e saj do të isha i lumtur”, ka thënë Werner. /Telegrafi/