Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi po kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij.
Titullar i padiskutueshëm për skuadrën e Rizespor në kampionatin turk të futbollit, Muriqi është një nga futbollistët më të rëndësishëm të ekipit të rikthyer në elitën e futbollit turk.
24-vjeçar ka arritur të bëjë një paraqitje pozitive edhe në takimin, ku Rizespori e luajti në shtëpi përballë Fenerbaçes.
Një fitore e thellë 3-0 që Rizesporin e largon nga zona e rrezikut në ligën turke.
Rrugën për këtë sukses e hapi pikërisht sulmuesi kosovar, pasi në minutën e 30-të shënoi golin e parë të takimit.
Një fitore shumë e rëndësishme kjo për skuadrën e Muriqit dhe ky sukses mund të konsiderohet si kthesa e sezonit për Rizesporin.
Për Muriqin goli ndaj Fenerbahces ishte i dyti në Superligën e Turqisë derisa ka bërë edhe një asistim. /Telegrafi/