Telegrafi

Sulmuesi meksikan Gimenez shkruan historinë ndaj Ajaxit

Santiago Gimenez ka hyrë në librin e rekordeve pasi u bë lojtari i parë që shënon het-trik në një ndeshje si mysafir në Eredivisie ndaj Ajaxit.

Feyenoord u përball ndaj Ajax këtë të mërkurë, pasi paraprakisht kjo ndeshje u luajt disa ditë më parë por u suspendua për shkak se tifozët e të dyja skuadrave hodhën fishekzjarrë në fushë.

Heroi i mysafirëve në këtë takim ishte Santiago Gimenez i cili shënoi het-trik në stadiumin “Johan Cruyff Arena”.

Meksikani shënoi dy herë brenda 20 minutave të para, dhe pas një ore lojë shënoi golin e katërt dhe të tretin personal në këtë ndeshje pas asistimit nga Igor Paixao.

Kjo fitore bëri që Feyenoordi të lëviz në pozitën e tretë në renditjen tabelare, ndërsa Ajaxi vazhdon me formën e dobët këtë sezon teksa pas kësaj humbje e sheh veten në pozitën e 14-të në elitën e futbollit holandez.

Lexo po ashtu Skena të dhunshme në derbin mes Ajaxit dhe Feyenoordit - policia ndoqi me kuaj tifozët vendas

Gimenez ka shkëlqyer për Feyenoordin që kur iu bashkua atyre në vitin 2022, duke shënuar 32 gola në 52 ndeshje. Ai gjithashtu numëron 20 gola me fanellën e Meksikës.

Sfida e radhës për Feyenoord do të jetë ndaj Go Ahead Eagles, ndeshje kjo e paraparë të zhvillohet në vikend./Telegrafi/