Site icon Telegrafi

Sulmuesi malazez, Mugosa: Kosova është e fortë, por ne synojmë fitoren

Pa Stevan Joveticin, Stefan Mugosa do të jetë përgjegjës për golat së bashku me pejanin, Fatos Beqirajn.

Mali i Zi dhe Kosova do të takohen pa praninë e shikuesve gjatë mbrëmjes së ditës së nesërme në Podgoricë, me fillim në ora 20:45.

Sulmuesi ka pohuar se për malazezët çdo lojë është e rëndësishme, pasi që synojnë vendin e dytë të grupit A.

Fatos Beqiraj

“Për ne çdo lojë është e rëndësishme, ne e duam vendin e dytë. Një ndeshje e vështirë na pret, shpresojmë që të gjithë të jemi të gatshëm t’i përgjigjemi sfidës në mënyrën më të mirë”, tha Mugosa.

“Sa i përket golave, gjëja më e rëndësishme është të fitojmë, kush do të jetë golashënuesi është tërësisht e parëndësishme”, pohoi ai.

Lexo po ashtu Trajneri i Malit të Zi, Tumbakovic para takimit me Kosovën: Ambiciet e tyre për fitore, motiv shtesë për ne

Kosova pasi u hodh shorti u cilësua si përfaqësuesja më e dobët, por në të vërtetë nuk e meriton të jetë në fazon e pestë.

“Ne i kemi analizuar ata. Kosoca ka individë të shkëlqyer, por ne duhet t’iu rikthehemi vetvetes. Ne gjithashtu kemi lojtarë të mëdhenj, besoj se ne do të arrijmë rezultat të mirë. Ne jemi të rëndësishëm. Gjëja më e rëndësishme është të futemi në ndeshje, të motivohemi dhe të koncentrohemi në përmbushjen e planit të lojës”, pohoi sulmuesi.

Lexo po ashtu Fatos Beqiraj: Familja ime është në Kosovë, por unë e shikoj nga ana sportive dhe dua të fitoj me Malin e Zi

Mali i Zi është i hendikepuar pasi nuk do të ketë në dispozicion Savicin, Petkoviçin dhe ka kohë që para portës nuk ka qenë Tomasevic. Ndryshe, Mali i Zi zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Grupit A me një pikë, po aq sa kanë edhe “Dardanët” e vendit të tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version