Telegrafi

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Hapoel Beer Sheva

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Astrit Selmani thuhet se do të largohet nga suedezët e Hammarby për t’u transferuar te izraelitët e Hapoel Beer Sheva.

Mediat suedeze bëjnë të kryer tashmë marrëveshjen mes dy klubeve për transferimin e sulmuesit të Kosovës.

Ky transferim thuhet se do t’i kushtojë Hapoel Beer Shevas dhjetë milionë korona suedeze apo diçka më shumë se 900 mijë euro apo rreth 1 milion euro.

Lexo po ashtu Astrit Selmani ka dy opsione për të ardhmen, mes kampionatit belg dhe atij izraelit

Astrit Selmani është përfolur se do të largohet nga Hammarby gjatë pranverës, pasi ai ka pasur kohë të kufizuar për të luajtur, por vetëm tani erdhi largimi i tij.

Hammarby thuhet se ka negociuar me belgët e Leuven dhe izraelitët e Beer Sheva, por në fund Selmani thuhet se e ka refuzuar Leuven dhe tani Hammarby dhe sulmuesi kanë rënë dakord me klubin izraelit për një transferim.

Sipas mediave suedeze, kanë mbetur vetëm detajet e kompletimit të transferimit dhe se Selmani tashmë pritet të udhëtojë në Izrael në ditët në vijim.

Në total, 25-vjeçari nga Kosova ka shënuar 21 gola dhe 14 asistime në 57 paraqitje për Hammarby.

Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në fitimin e Kupës së Suedisë me klubin në vitin 2021. /Telegrafi/