Sulmuesi i Gjilanit, Wilber Perez, është ftuar nga Përfaqësuesja e Guatemalës për dy ndeshjet miqësore të muajit të shtator.
Perez ka ardhur këtë edicion te Gjilani, madje ka debutuar me gol në ndeshjen e parë ndaj KEK-ut, ku skuadra e tij fitoi 3-2.
Ai ka marr menjëherë ftesë nga përzgjedhësi, Walter Claveri për ndeshjet me Argjentinën dhe Ekuadorin.
“Lojtari i posa ardhur në këtë afat kalimtar Wilber Perez i njohur me nofkën “Bebote” ka marrë ftesë nga përfaqësuesja e vendit të tij Guatemala”.
“Bëhet fjalë për dy ndeshjet miqësore që Guatemala i zhvillon kundër Argjentinës me 9 Shtator dhe Ekuadorit me 11 të po këtij muaji”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.
Perez do të grumbullohet më 3 shtator me Përfaqësuesen e vendit të tij, menjëherë pas ndeshjes që do ta zhvillojë në vikend me Gjilanin përballë Trepçës ’89.
Ai mund të përballet kundër Argjentinës me emra si Paulo Dybala e Mauro Icardi. /Telegrafi/