Telegrafi

Sulmuesi e pranon publikisht se dëshiron të luajë për Real Madridin – Perez mund të bëjë ofertë për të

Sulmuesi i Feyenoord, Santiago Gimenez pranon se e sheh të ardhmen e tij në Spanjë.

Meksikani u paraqit në humbjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Para ndeshjes, Gimenez u pyet nëse do të luante në La Liga në të ardhmen dhe pranoi ambiciet për t’iu bashkuar një klubi të caktuar.

Lexo po ashtu Perez po bëhet gati për transferimin e madh - shumë i dashur nga tifozët e Real Madridit

“Do të isha shumë i lumtur të luaja për Los Blancos”, deklaroi ai, duke iu referuar Real Madridit.

“Është një klub shumë i madh, do të ishte fantastik”.

Kujtojmë se Atletico ka mposhtur mbrëmë Feyenoord me rezultat 3-2. /Telegrafi/