Telegrafi

Sulmuesi 17 vjeçar Ernis Qestaj në radarin e shumë klubeve evropiane

Ernis Qestaj, një nga sulmuesit më të talentuar në vend, i cili dje u bë pjesë e FC Phoenix, veçse e ka rënë në radarin e disa klubeve të njohura në Evropë.

Spark Soccer Agency, e drejtuar nga agjenti Lulzim Murtezaj, zbulon se 17-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e gjigantit holandez Ajax dhe shumë klubeve në Belgjikë dhe Gjermani që po e ndjekin me kujdes sulmuesin e ri.

Qestaj është përmendur shumë herë për paraqitjet dhe golat mahnitës.

Me shpejtësi, teknikë dhe forcë fizike të jashtëzakonshme, ai ka treguar se është një lojtar me potencial të madh për të ardhmen, dhe jo rastësisht talenti dhe aftësitë që i posedon ky lojtar kanë bërë që emri i tij të shkrihet në radarin e shumë klubeve evropiane.

Ernis Qestaj pritet të ndjekë rrugën e talentëve të tjerë kosovarë që luajnë me top-klubet evropiane.