Site icon Telegrafi

Sulmuan tre persona në Obiliq, të dyshuarit paraqiten në polici – dërgohen në mbajtje

Foto: Ilustrim

Pesë persona janë paraqitur në stacionin policor pasi kishin sulmuar fizikisht tre të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 14.03.2025, në Obiliq.

Tutje thuhet se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

“Me datë 17.03.2025 në stacion policor janë paraqitur pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët kishin sulmuar fizikisht tre viktimat  meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version