Telegrafi

Sulmuan me thikë e sëpatë anëtarët e familjes – arrestohen tre persona në Pejë

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Pejë, pasi që njëri prej tyre i ka sulmuar fizikisht me thikë dhe sëpatë anëtarët e familjes, ndërsa dy të dyshuarit tjerë duke futur situatën nën kontroll njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

Pas tretmanit mjekësor të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje.

Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/