Dy persona janë arrestuar në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, pasi që të njëjtit kishin sulmuar një polic.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:17, njofton policia.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, zyrtar policor jashtë detyre. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/