Telegrafi

Sulmuan njëri-tjetrin, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Fushë Kosovë

Foto: Arkiv

Dy shtetas të Shqipërisë janë arrestuar të hënën në Fushë Kosovë, pasi për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 03:30.

“Fushë Kosovë 01.05.2023 – 03:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë të cilët për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin”, thuhet në raportin policor.

Si pasojë e rastit, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”. /Telegrafi/