Një person është arrestuar në Ferizaj ndërkaq dy të tjerë janë në kërkim, pasi që sulmuan fizikisht një person tjetër.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë.
Njëri prej tyre është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët gjenden në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/