Një person është arrestuar pasi i njëjti ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 15:45, në Podujevë.
Siç thuhet në raport, gjatë prangosjes, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/