Një person është arrestuar sot në Shkozë të Prizrenit, pasi me veturën e tij kishte sulmuar policët derisa këta të fundit ishin në detyrë zyrtare.
Rasti ka ndodhur në orën 10:00, kur njësia e NJRSH-së Prizren po asistonte Njësinë nga Hetimet e Departamentit të Policisë Kufitare, në bastisje te një shtëpie dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Ngasësi i dyshuar, me veturë vrullshëm është sulur në drejtim të zyrtarëve policor, të cilët ishin duke siguruar perimetrin te hyrja e shtëpisë e cila po bastisej, transmeton Telegrafi.
Operatorët policorë e kanë e detyruar të dyshuarin që të ndalonte. I njëjti është arrestuar dhe është vënë nën kontroll të policisë.
Në shtëpinë, e cila po bastisej, raportohet se është hasur një shtetas sirian, i cili dyshohet se është kontrabandues i emigrantëve.
Njësitet përkatëse të policisë janë dërguar në vendngjarje dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Pasi është filluar rast për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, i dyshimti është liruar me procedurë të rregullt. /Telegrafi/