Një person është arrestuar pasi ka sulmuar një të mitur.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:55, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën e mitur f/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/