Telegrafi

Sulmon seksualisht një femër në Lipjan, arrestohet nga policia

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar seksualisht një femër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:30, në Lipjan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër K-shqiptare”, thuhet në raport.

Siç thuhet tutje në raport, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/