Telegrafi

Sulmon një femër në Podujevë, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:23, në Podujevë.

Tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/