Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht një femër, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:50, në Pejë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/