Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht një femër, me të cilën ishin në lidhje dashurie.
Rasti ka ndodhur të enjten në Novobërdë, në ora 15:40.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/