Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Klinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raste të tilla të dhunës në familje janë mjaft të shpeshta, PK po thuajse çdo ditë raporton për raste të ndryshme./Telegrafi/