Telegrafi

Sulmon fizikisht femrën për shkak të xhelozisë – arrestohet prishtinasi

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër.

Sipas policisë, deri te sulmi dyshohet të ketë ardhur për shkaqe xhelozie.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/