Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë për dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur të martën në ora 01:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.
Si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/