Telegrafi

Sulmon dy policë për shkak të gjobës

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me një gjobë kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur në Lipjan të mërkurën rreth orës 16:45.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/