Site icon Telegrafi

Sulmon disa persona në Suharekë, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Disa persona pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga një person tjetër, në Suharekë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:00.

Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimat kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version