Telegrafi

Sulmon bashkëshorten për shkak të Facebook-ut, arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull i cili pas një mosmarrëveshje verbale rreth rrjetit social Facebook e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/