Telegrafi

Sulmojnë zyrtarët policorë, arrestohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:23 në rrugën “Haqif Tetova”, në Gjilan.

Siç thuhet në raport njëri nga zyrtarët policor ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Janë arrestuat tre te dyshuar meshkuj kosovar ë pasi që te njëjtit kanë sulmuar zyrtarët policorë. Njëri zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe pas tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/