Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit, në një aksident trafiku, duke mos i përfillur urdhrat i kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50 në rrugën “Parku i Dëshmorëve”, Suharekë.
Sipas raportit të policisë, të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/