Telegrafi

Sulmojnë pylltarin dhe një zyrtar policor në Lipjan, arrestohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar pylltarin dhe një zyrtar policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 12:30 në fshatin Shalë, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, viktima dhe njëri nga zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF të Lipjani.

“Janë arrestuar tre të dyshuari meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar pylltarin mashkull kosovar, prezent ka qenë edhe një njësi policore. Viktima dhe njëri nga zyrtarët policor kanë pësuar lëndime për çka kanë pranuar tretman mjekësor në QKMF, Lipjan. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/