Telegrafi

Sulmojnë policët, arrestohen dy persona në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që të njëjtit kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/ Shqiptar të cilët kanë fyer dhe sulmuar dy zyrtarë policorë derisa ishin në kryerje të detyrës, ku si pasojë e sulmit policët kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/