Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën B në Prishtinë rreth orës 23:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka penguar, kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, viktimat meshkuj kosovar. I dyshuari ashtu ka dëmtuar gjësendet në stacionin policor Jugu, Prishtinë”, njofton policia.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/