Një person është arrestuar pasi ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë në krye të detyrës.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:35, në Suharekë.
Siç thuhet në raport, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor në detyrë zyrtare. Gjatë arrestimit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/