Site icon Telegrafi

Sulmoi vajzën e tij që ishte dëshmitare, më pas sulmoi edhe policin – dërgohet në mbajtje i dyshuari në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar gjatë kontrollit në një shtëpi i dyshuari mashkull kosovar, babai i viktimës ka tentuar ta sulmojë dëshmitaren e rastit, vajzën e tij, më pastaj gjatë ndërhyrjes nga policia i njëjti e ka sulmuar njërin nga zyrtarët policorë. 

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Gjakovë, të premten në ora 12:00.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar, i dyshuari mashkull kosovar –babai i viktimës ka tentuar ta sulmojë dëshmitaren e rastit -vajzën e tij, më pastaj gjatë ndërhyrjes nga policia i njëjti e ka sulmuar njërin nga zyrtarët policorë”, thuhet në raport.

Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 13 copë fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version