Site icon Telegrafi

Sulmoi rojet e pyjeve, arrestohet një person në Kaçanik

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Kaçanik, sot ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte sulmuar dy zyrtarët, roje të pyjeve me inicialet A.T i moshës 37 vjeçar dhe Sh.K i moshës 33 vjeçar, por pa ju shkaktuar lëndime trupore.

Sipas njoftimit, rojet e pyjeve gjatë kryerjes së detyrave zyrtare kishin ndaluar personin e dyshuar që po transportonte drunjtë ilegalisht, e të cilat më pas janë konfiskuar.

“Policia në orën 5:50 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në fshatin Kaçanik i Vjetër të Kaçanikut ishte një rast i sulmit të personave zyrtar, roje të pyjeve.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.K ( M/K) i moshës 56 vjeçar, i cili kishte sulmuar dy zyrtarët, roje të pyjeve me inicialet A.T (M/K) i moshës 37 vjeçar dhe Sh.K ( M/K) i moshës 33 vjeçar, por pa ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët gjatë kryerjes së detyrave zyrtare kishin ndaluar personin e dyshuar që po transportonte drunjë ilegalisht, e të cilat më pas janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa si prova materiale janë konfiskuar një sëpatë, dy thika dhe një llambë ndriçuese .

“Rasti është cilësuar ‘Sulm ndaj personave zyrtar’ “, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version