Telegrafi

Sulmoi punëtorët e kompanisë pastrimi, arrestohet prishtinasi

Një person është arrestuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës, pasi që ka sulmuar punëtorët e kompanisë së pastrimit.

Policia ka njoftuar se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar dhe kanosur punëtorët e kompanisë së pastrimit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/