Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit B. P. në kohëzgjatje prej 30 ditë, pasi i pandehuri shkaktuar dhunë në familje me dashje me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor të bashkëshortes së tij .
Sipas prokurorisë rasti kishte ndodhur më 28. 06.2019, në rrugën “Ahmet Prishtina” në Gjilan, ku fillimisht fjalosen dhe më pas e sulmon fizikisht.
“Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘sulmi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase. Gjyqtari ka konsideruar se caktimi i masës së arrestit shtëpiak garanton zhvillimin normal të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.