Site icon Telegrafi

Sulmoi fizikisht zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari nga Prishtina

FotoL Ar

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Mon Balaj” në kryeqytet.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, nuk iu është bindur urdhrave të zyrtarëve policor (në rroba civile). I dyshuari ka fyer dhe sulmuar fizikisht të njëjtit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version